Na kontaktoni: +383 45 654 254 | info@devsize.com
 

Përshkrimi

Nëse jeni të interesuar të mësoni zhvillimin e lojërave mahnitëse dhe kualitative që mund të luhen në platforma të ndryshme, atëhere ky kurs është për ju. Kursi ju njofton me programin e fuqishëm për zhvillimin e lojerave Unity si dhe bazat e programimit në C#. Pastaj do të zhyteni në zhvillimin e lojërave tuaja 2D dhe 3D. Do te zbuloni si t’i veçoni lojërat tuaja nga të tjerëve duke aplikuar karakteristikat e fundit të Unity, duke përfshire efektet e pas përpunimit dhe sistemin e animacioneve.

Kursi përfshin shumë projekte praktike duke bërë zhvillimin e lojërave atraktive dhe me funksionalitet të plotë.

Pse të mësoni zhvillimin e lojës me Unity?

Industria e lojrave është një industri 100 miliardë dollarëshe në të gjithë botën. Deri në vitin 2020, ky numër pritet të rritet në afro 120 miliardë dollarë. Me Unity duke qenë se është aplikacioni më i përdorur për të zhvilluar lojëra për platforma të ndryshme, kurrë nuk ka pasur një kohë më të mirë për të hyrë në këtë fushë. Siç do të mësoni gjate kursit, llojet e lojërave që mund të krijoni me Unity dhe C # janë të pakufishme.

Derisa njerëzit shpesh e shohin kodimin apo edhe zhvillimin e lojerave si diçka frikësuese, ky kurs përdor një metodë unike mësimore e cila do t’ju lejojë të fitoni kuptim të plotë të koncepteve duke zhvilluar lojërat tuaja.

Çfarë do të mësoni?

  • Të zotëroni konceptet bazike të programimit në C#, si variabla, pohimet “if else”, vargjet dhe më shumë.
  • Të krijoni objekte fuqizuese duke përshire hejdhe të trefishta, laser, rritës të shpejtesisë, dhe mburoja.
  • Të krijoni armiq me sjellje bazike të AI (Intelegjencës Artificiale).
  • Të shtoni efekte të ndryshme zanore në lojerat tuaja
  • Të përdorëni veçoritë unike dhe të avansuara të Unity Engine
  • Të detektoni përplasjet, pranoni të dhenat e përdoruesit si dhe krijoni lëvizjet e lojtarit
  • Të aplikoni hijëzime që transformojnë prapaskenën e lojës tuaj
  • Të mbledhni apo shkaterroni objektet e ndryshme e lojës
  • Të vendosni lojën tuaj në websajte edhe platforma mobile të ndryshme
  • Dhe më shumë

Për kë është ky kurs?

  • Kandidati ideal për këtë kurs është dikush që është i interesuar në zhvillimin e lojërave me Unity dhe C # dhe po kërkon një kurs interaktiv, të bazuar në projekt.
  • Përsonat e interesuar për zhvillimin e lojërave me cilësi komerciale 2D dhe 3D qoftë profesionalisht ose si hobi.
  • Kushdo që kërkon një kuptim të praktikave më të mira të kodimit, siç është organizimi i projektit tuaj dhe rrjedha optimale të zhvillimit, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e lojërave.
  • Ky kurs nuk është për dikë që është një zhvillues i avancuar i lojërave. Ky kurs nuk është gjithashtu për ata që nuk janë të interesuar të mësojnë të kodojnë, pasi do gjatë këtij kursi të merrni një hyrje në bazat e programimit ne C#.

Planprogrami

  • Hyrjë në Unity
    • Çfarë mund të bësh me Unity?
    • Instalimi dhe konfigurimi
  • Organizimi i projektit
    • Krijimi i një projekti të ri me Unity
    • Pasqyra e aplikacionit
    • Navigimi i skenave
    • Manipulimi i GameObjects
  • Krijimi i lojtarëve të lojës
    • Konfigurimi i lojtarëve
    • Aspekti 16:9
    • Përcaktimi i lëvizjeve të lojtarit
    • Përcaktimi i pozitës fillestare të lojtarit
    • Lëvizjet e lojtarit
    • Variabla e shpejtësisë
  • Gjuajtjet
    • Krijimi i objekteve gjuajtëse
    • Përcaktimi i veçorive të tyre
    • Krijimi i laserëve
  • Armiqtë dhe AI (Artificial intelligence)
    • Vendosja e armiqëve
    • Përcaktimi i sjelljeve dhe veçorive të tyre
    • Konceptet e Intelegjencës Artificiale
  • Objektet fuqizuese
    • Krijimi i gjuajtësve të shumëfisht
    • Krijimi i rritësve të shpejtësisë dhe mburojave
  • User Interface (UI)
    • Rregullimi i interfejsit të përdoruesit
    • Krijimi i menusë kryesore
    • Shfaqja e jetëve
  • Efektet special (FX) ne Unity
    • Hyrje në efektet special
    • Krijimi i eksplodimeve
    • Efektet e zjarrit dhe tymit
    • Efektet tjera
  • Post procesimi
    • Instalimi dhe aplikimi i post procesimit
    • Shembuj të post procesimit
  • Audio i Lojërave
    • Audio në sfond
    • Zërat e gjuajteve me laser
    • Zërat e shpërthimeve
    • Zërat tjerë
  • Zhvillimi i projeteve praktike

Planprogrami i trajnimit

Nuk ka planporgram

Course Reviews

N.A

ratings
  • 5 stars0
  • 4 stars0
  • 3 stars0
  • 2 stars0
  • 1 stars0

No Reviews found for this course.

Regjistrohu









REGJISTROHU
  • 250.00 225.00
  • 30 Orë
  • PËRFSHIHET CERTIFIKATA
  • orë
0 STUDENTË

    Regjistrohu









    Devsize është projekt dhe platformë pasardhëse e smartcode, e cila synon të ofrojë programe me të zgjeruara, trajnime profesionale në fusha të ndryshme në klasë dhe online. Trajnime për staf, në zyrë dhe lokacione tjera jasht pikës qendrore në Prishtinë, me orar dhe kohë të përshtatur sipas nevojave të studentëve.

    Devsize ofron trajnime profesionale duke aplikuar teknologjitë e fundit, në një ambient të përshtatshëm për mësim të pajisur me infrastrukturë të nevojshme.

    Që nga viti 2010 me mijëra student të trajnuar, shumë projekte dhe programe edukative.

    Studentëve tanë edhe pas përfundimit të trajnimit u ofrojmë përkrahje për avansimin e mëtutjeshëm të karrierës së tyre.

    Nëse keni ndonjë pyetje, mos ngurroni të na kontaktoni. Ne do t’i përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur.
    • St. Ilaz Kodra SU6/9 L-A-000 1, Pristina 10000
    • info@devsize.com
    • +377 45 654 254
    top
    DEVSIZE © All rights reserved.

    Setup Menus in Admin Panel