Contact Us: +383 45 654 254

Përshkrimi

Nëse jeni të interesuar të mësoni zhvillimin e lojërave mahnitëse dhe kualitative që mund të luhen në platforma të ndryshme, atëhere ky kurs është për ju. Kursi ju njofton me programin e fuqishëm për zhvillimin e lojerave Unity si dhe bazat e programimit në C#. Pastaj do të zhyteni në zhvillimin e lojërave tuaja 2D dhe 3D. Do te zbuloni si t’i veçoni lojërat tuaja nga të tjerëve duke aplikuar karakteristikat e fundit të Unity, duke përfshire efektet e pas përpunimit dhe sistemin e animacioneve.

Kursi përfshin shumë projekte praktike duke bërë zhvillimin e lojërave atraktive dhe me funksionalitet të plotë.

Pse të mësoni zhvillimin e lojës me Unity?

Industria e lojrave është një industri 100 miliardë dollarëshe në të gjithë botën. Deri në vitin 2020, ky numër pritet të rritet në afro 120 miliardë dollarë. Me Unity duke qenë se është aplikacioni më i përdorur për të zhvilluar lojëra për platforma të ndryshme, kurrë nuk ka pasur një kohë më të mirë për të hyrë në këtë fushë. Siç do të mësoni gjate kursit, llojet e lojërave që mund të krijoni me Unity dhe C # janë të pakufishme.

Derisa njerëzit shpesh e shohin kodimin apo edhe zhvillimin e lojerave si diçka frikësuese, ky kurs përdor një metodë unike mësimore e cila do t’ju lejojë të fitoni kuptim të plotë të koncepteve duke zhvilluar lojërat tuaja.

Çfarë do të mësoni?

  • Të zotëroni konceptet bazike të programimit në C#, si variabla, pohimet “if else”, vargjet dhe më shumë.
  • Të krijoni objekte fuqizuese duke përshire hejdhe të trefishta, laser, rritës të shpejtesisë, dhe mburoja.
  • Të krijoni armiq me sjellje bazike të AI (Intelegjencës Artificiale).
  • Të shtoni efekte të ndryshme zanore në lojerat tuaja
  • Të përdorëni veçoritë unike dhe të avansuara të Unity Engine
  • Të detektoni përplasjet, pranoni të dhenat e përdoruesit si dhe krijoni lëvizjet e lojtarit
  • Të aplikoni hijëzime që transformojnë prapaskenën e lojës tuaj
  • Të mbledhni apo shkaterroni objektet e ndryshme e lojës
  • Të vendosni lojën tuaj në websajte edhe platforma mobile të ndryshme
  • Dhe më shumë

Për kë është ky kurs?

  • Kandidati ideal për këtë kurs është dikush që është i interesuar në zhvillimin e lojërave me Unity dhe C # dhe po kërkon një kurs interaktiv, të bazuar në projekt.
  • Përsonat e interesuar për zhvillimin e lojërave me cilësi komerciale 2D dhe 3D qoftë profesionalisht ose si hobi.
  • Kushdo që kërkon një kuptim të praktikave më të mira të kodimit, siç është organizimi i projektit tuaj dhe rrjedha optimale të zhvillimit, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e lojërave.
  • Ky kurs nuk është për dikë që është një zhvillues i avancuar i lojërave. Ky kurs nuk është gjithashtu për ata që nuk janë të interesuar të mësojnë të kodojnë, pasi do gjatë këtij kursi të merrni një hyrje në bazat e programimit ne C#.

Planprogrami

  • Hyrjë në Unity
    • Çfarë mund të bësh me Unity?
    • Instalimi dhe konfigurimi
  • Organizimi i projektit
    • Krijimi i një projekti të ri me Unity
    • Pasqyra e aplikacionit
    • Navigimi i skenave
    • Manipulimi i GameObjects
  • Krijimi i lojtarëve të lojës
    • Konfigurimi i lojtarëve
    • Aspekti 16:9
    • Përcaktimi i lëvizjeve të lojtarit
    • Përcaktimi i pozitës fillestare të lojtarit
    • Lëvizjet e lojtarit
    • Variabla e shpejtësisë
  • Gjuajtjet
    • Krijimi i objekteve gjuajtëse
    • Përcaktimi i veçorive të tyre
    • Krijimi i laserëve
  • Armiqtë dhe AI (Artificial intelligence)
    • Vendosja e armiqëve
    • Përcaktimi i sjelljeve dhe veçorive të tyre
    • Konceptet e Intelegjencës Artificiale
  • Objektet fuqizuese
    • Krijimi i gjuajtësve të shumëfisht
    • Krijimi i rritësve të shpejtësisë dhe mburojave
  • User Interface (UI)
    • Rregullimi i interfejsit të përdoruesit
    • Krijimi i menusë kryesore
    • Shfaqja e jetëve
  • Efektet special (FX) ne Unity
    • Hyrje në efektet special
    • Krijimi i eksplodimeve
    • Efektet e zjarrit dhe tymit
    • Efektet tjera
  • Post procesimi
    • Instalimi dhe aplikimi i post procesimit
    • Shembuj të post procesimit
  • Audio i Lojërave
    • Audio në sfond
    • Zërat e gjuajteve me laser
    • Zërat e shpërthimeve
    • Zërat tjerë
  • Zhvillimi i projeteve praktike

Course Curriculum

No curriculum found !

Register








Course Reviews

N.A

ratings
  • 5 stars0
  • 4 stars0
  • 3 stars0
  • 2 stars0
  • 1 stars0

No Reviews found for this course.

About Us

Devsize is the next smartcode project and platform that aims to provide enhanced programs, professional training in various areas of the classroom and online. Training for staff, office and other locations outside of central Prishtina, with schedules and times suitable to the needs of students.

Contact Us

If you have any questions, feel free to contact us. We will answer all your questions as soon as possible.

  •  St. Ilaz Kodra SU6/9 L-A-000 1, Pristina 10000
  •  info@devsize.com
  •  +377 45 654 254
© Devsize. All rights reserved.
X